Prej sot, YouTube është duke e zgjeruar shërbimin e saj 3D, i cili tani përfshin secilën video që ngarkohet në faqe.
Tani, në vend të klikimit të butonit i cili e shndërron
videon në format 3D, YouTube ka vendosur që ta bëjë këtë automatikisht
duke e konvertuar videon me rezolucion prej 1080p në video 3D.
Kështu, të gjithë filmat e shkurtër të cilët ngarkohen në YouTube dhe
kanë rezolucion të mjaftueshëm për tu konvertuar në format
tre-dimensional do të kthehen pa pasur nevojë për asnjë klikim nga
përdoruesi.
Natyrisht se për ta arritur efektin e plotë 3D, përdoruesit e
shërbimit më të madh në botë duhet të kenë syzet 3D të cilat japin pamje
pothuajse “reale”.
0 comments:
Post a Comment