Sipas një shkrimi në Ars Technica bashkëpunëtorët e së cilëve
kanë biseduar me ekspertët e sigurisë, Apple ka mundësinë të përdorë
çelësin kryesorë për deshifrimin e të gjithë të dhënave në shërbimin e
vet iCloud, respektivisht ka mundësinë e qasjes dhe leximit të çdo
dokumenti që ndodhet në disqet e tyre.
Për më shumë, sipas
Kushteve dhe rregullave të përdorimit të iCloud, Apple “mban të drejtën”
të shfletoj, fshij, refuzoj, modifikoj dhe lëviz përmbajtët e
shfrytëzuesve të cilat mendon se janë “të kontestueshme”. Gjithashtu
mban të drejtën që të “qaset, përdorë, deponoj ose publikoj” të dhënat
për llogarinë shfrytëzuese dhe përmbajtjen e fajllave të saj për organet
e pushtetit, si dhe mban të drejtën e shfletimit të përmbajtjeve në
kërkim për shkeljet eventuale të drejtave autoriale në përputhje me
ligjin DCMA.
Edhe pse në parim mendohet se Apple po i përmbahet standardeve të
larta të sigurisë, eksperti i sigurisë Chris Foresman nuk preferon
përdorimin e këtij shërbimi për deponimin e të dhënave të ndjeshme të
shfrytëzuesve ndërmarrës ose të atyre të cilët janë “paranojak” për
çështjet e përzierjes së pushtetit në çdo gjë së ekziston në Internet.
Nga ana e Apple, duhet thënë, se kanë plane që iCloud ta integrojnë
edhe më shumë në versionet e ardhshme të OSX-it, e nga paraqitja e
shërbimit kah fundi i vitit më shumë se 100 milion shfrytëzues ishin të
qasur në këtë shërbim.
0 comments:
Post a Comment