Ndërsa të gjithë e presin njoftimin për lansimin e gjeneratës së
tretë të telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S III, gjërat me sa
duket kanë filluar të qartësohen.
Kjo, pasi që tani është
publikuar një ftesë për ngjarjen mediale të Samsung, në të cilën thuhet
se prezantimi i Galaxy S III do të bëhet më 22 maj, në Londër të
Mbretërisë së Bashkuar.
Këtë ftesë madje e kanë publikuar edhe mediat koreane, të cilat mund
të jenë të informuara më saktë për lajmin, ndërsa në mesin e tyre është
edhe Yahoo News.
Nëse ndodh që Galaxy S III të prezantohet në fund të muajit maj,
atëherë paraqitja në treg e telefonit mund të ndodhë gjatë qershorit të
këtij viti.
0 comments:
Post a Comment