Pipe është aplikacioni i ri për Facebook i cili pritet të
paraqitet gjatë javës që vjen. Bëhet fjalë për një aplikacion i cili do
të mundësoj shkëmbimin e fajllave përmes këtij rrjeti shoqëror.
Madhësia
e fajllave që do të mund të dërgohen do të jetë e kufizuar në 1 GB, e
aplikacioni do të jetë i bazuar në Real Time Media Protocol Flow të
Adobe me çka do të mundësohet veprimi i thjeshtë drag ‘n’ drop me
fajllat e dëshiruar. Për të punuar sistemi, të dyja palët e përfshira në
shkëmbimin e fajllit në Facebookun e vet duhet të kenë të instaluar
këtë aplikacion.
Ekipi i cili qëndron prapa Pipe-it për fillim si platformë zgjodhi
Facebook për shkak të shpërndarjes së madhe që ka, por në përgatitje
janë edhe aplikacionet për platformat mobile. Versioni për iOS
momentalisht është në fazën alpha të zhvillimit, e pasi që aplikacioni
të lansohet do të nis zhvillimi i aplikacionit për Android.
Pavarësisht nga ky tregim, muajin e kaluar Facebook bleu startup
kompaninë Caffeinated Mind e cila merret me bartjen e fajllave të
mëdhenj përmes shfletuesit.
0 comments:
Post a Comment