Kompania PayPal ka prezantuar aksesorin i cili lidhet me
telefonat e mençur mobil, i cili i lejon tregtarët të ngarkojnë pagesat
tek konsumatorët e tyre, me një kartë krediti.
Një shërbim të
ngjashëm para një kohe e kishte prezantuar edhe themeluesi i Twitter,
Jack Dorsey, ndërsa zgjidhja e tij e pagesave quhet Square.
Mirëpo, tani pasi që në këtë lojë ka hyrë edhe PayPal mund të thuhet se gara për pagesat mobile është ashpërsuar edhe më tej.
PayPal Here është një shtesë shumë e thjeshtë harduerike, e cila
shumë lehtë mund të lidhet me iPhone, ndërsa e njëjta qaset në
aplikacionin e PayPal në telefonin e caktuar.
Me këtë pajijse, thotë PayPal, përdoruesit që kanë një kredit kartelë
shumë lehtë mund të kryejnë një pagesë të caktuar për një produkt ose
shërbim.
0 comments:
Post a Comment