RapidShare është detyruar që të kontrolloj gjërat që
shfrytëzuesit ngarkojnë në këtë shërbim. Vendimin e morri gjykata e
lartë regjionale në Gjermani me çka është konfirmuar vendimi i mëhershëm
se shërbimi duhet të bëj më shumë në parandalimin e përhapjes së
përmbajtjeve të mbrojtura me ligj.
Rasti ka nisur tri vite më
parë kur GEMA (agjenci gjermane për mbrojtjen e të drejtave autoriale)
nga gjykata kërkoi që RapidShare të largoj 5,000 këngë nga shërbimi i
vet për ndarjen e fajllave. Sipas vendimit të ri, nga shërbimi kërkohet
vështrimi proaktiv mbi mijëra fajlla që çdo dit vendosen në shërbim.
Mënyra në të cilën do të bëhet kjo, për momentin nuk është e ditur.
Në RapidShare ende nuk kanë vendosur nëse do të parashtrojnë ankesë
në këtë vendim. Gjithashtu, sipas shkrimit në TorrentFreak, vendimi i
fundit i gjykatës gjermane tani është në kontradiktë me vendimin e
gjykatës supreme evropiane në të cilën thuhet se me filtrimin e
përmbajtjeve preket privacia e atyre që e ngarkojnë atë.
Me fikjen e MegaUploadit, me qëllim të uljes së piraterisë, RapidShare për shfrytëzuesit të cilët nuk paguajnë anëtarësi uli shpejtësitë e shkarkimit të fajllave nga shërbimi në krejtësisht 30 kb/s. Gjatë lajmërimit të vendimit, nga RapidShare kanë porositur se janë të sigurt se në këtë mënyrë shërbimit të tyre do ti bie popullariteti në mesin e piratëve.
0 comments:
Post a Comment