Përkundër lëvdatave shumta në llogari të Lumias, në Nokia
prapëseprapë cakun e kanë vëndosur më lartë. Shefi i dizajnit pranë
kompanisë Marko Ahtisaari premtoi një smartphonë revolucionar pranë të
cilit pajisjet tjera do të duken të vjetërsuara.
Detajet për
pajisjen nuk janë publikuar, ndërsa janë bërë publike vetëm disa gjëra.
Ahtisaari pohon se smartphone i ri do të përdorë teknologjinë
revolucionare me çka përvoja e përdorimit të celularit do të ndryshohet
përgjithmonë. Për shembull, thuhet se shfrytëzuesit nuk do të duhet të
përkulen e madje as të prekin ekranin e pajisjes për ta manipuluar atë.
Ky koncept në Nokia është duke u zhvilluar për disa vite tani, por për
momentin nuk ka informate se kur ai do të shihet në produktet konkrete.
Gjithashtu, sipas fjalëve të shefit të Nokias, ndërfaqja për shfrytëzues në iPhone është dizajnuar keq dhe është e ngatërruar për përdorim – “udha nga kuzhina deri në WC gjithmonë shkon kah dera hyrëse e banesës”. Nga ana tjetër, Symbianin dhe Androidin i përshkroi si shtëpi-lojëra ku çdonjëri mund të rendis orenditë sipas dëshirës. Windows Phone i Microsoft është më i natyrshëm për përdorim në krahasim me platformat tjera, mendon Ahtisaari.
0 comments:
Post a Comment