Dropbox edhe deri tani ofronte mundësinë e ndarjes së
përmbajtjeve, e për këtë nevojitej e-mail adresa e personit me të cilën
dëshironi të ndani përmbajtjen. Pas ndryshimeve të bëra, e-maili më nuk
nevojitet, mjafton që të jeni miq në Facebook.
Krejt çfarë
nevojitet për fillimin e përdorimit të këtij funksionaliteti është të
ndërlidhen llogaritë shfrytëzuese në Dropbox dhe Facebook. Pas kësaj,
çdo herë gjatë ndarjes do të paraqitet lista e miqve nga Facebook të
cilëve mund të mundësoni qasjen në përmbajtjen e deponuar.
Dropbox është një shërbim i shkëlqyeshëm, i thjeshtë për përdorim, me
një numër të madh të shfrytëzuesve. Por, në kohë të fundit po paraqiten
gjithnjë e më shumë alternativa të lojtarëve të mëdhenj. iCloud i Apple
zëvendëson një pjesë të funksionalitetit të Dropboxit, Amazon ka
sistemin e vet për deponimin në re, e Google është duke shkuar në atë
drejtim. Goditjen e fundit Dropboxit mund të ja shkaktoj SkyDrive i
Microsoftit i cili do të jetë i integruar në Windows 8 me 25 GB hapësirë
(në Dropbox zakonisht fitohen 2 GB pa pagesë).
0 comments:
Post a Comment