Më pak se një ditë pasi që Google lajmëroi
që është duke i shtuar raportimet e mediave shoqërore në Google
Analytics, Adobe është duke zbuluar veglat e veta për analitiken
shoqërore.
Megjithëse ndërmarrja më së miri njihet për
softuerët dizajnues si Photoshop dhe për teknologjitë zhvilluese si
Flash, Adobe e paraqet veten si një ndërmarrje digjitale për marketing –
një pikë që ndërmarrja e ka theksuar në lajmërimin më të fundit për
përfitime. Gjatë kësaj jave Adobe ka planifikuar që ta mbajë Samitin e
vet për Marketing Digjital në Salt Lake City (që është afër selisë të
ndërmarrjes për analitikë Omniture e cila është përvetësuar nga Apple),
ku pritet të bëjë shpalosjen e produktit të vet të ri që quhet Adobe
Social.
Një nga sfidat më të mëdha, sipas Matt Langie, i
cili drejtor i produktit, është fakti që peizazhi i analitikave
shoqërore për momentin është i ndërtuar nga shumë “zgjidhje të pikave të
shumta” përqendrimi në një rrjet të posaçëm shoqëror ose vetëm duke
ofruar lloje të kufizuara të të dhënave dhe funksionimit. Adobe Social
në anën tjetër së bashku i sjell të dhënat dhe detyrat e ndërmarrjes nga
shumë rrjetet shoqërore, kështu që Langie e quan atë “zgjidhja e parë
për t’i ndërlidhur të gjitha rolet dhe përgjegjësitë kyçe marketingun
shoqëror.”
Adobe tashmë e ofron një produkt për analitikë shoqërore që quhet Adobe Social Analytics, por sipas drejtorit të produktit, Matt Langie, Adobe Social i ri sjell më tepër kuptueshmëri. Në vend se të ofrojë vetëm veglat thelbësore për “dëgjim” për t’i ndihmuar reklamuesit që të shohin se çfarë po thonë njerëzit për ndërmarrjet e tyre, ai gjithashtu udhëheq procesin e krijimit dhe publikimit të përmbajtjes dhe reklamimit të rrjetit shoqëror. Ai gjithashtu përfshin veçori për ndjekje edhe nëse trafiku i rrjetit shoqëror drejton tek blerjet në uebfaqen tuaj (ngjashëm kishte thënë dhe Google).
0 comments:
Post a Comment