Kohët e fundit grupi i hakerëve Anonymous ka vendosur për shkarkim në
internet sistemin e vet operativ të quajtur Anonymous-OS. E gjithë
vëmendja ka shkuar tek Sourceforge (faqja hostuese për shkarkime
legale), që është paralajmëruar ta largoj këtë sistem operativ nga faqja
e vetë.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ata kanë vendosur ta largojnë nga
lista e softuereve shkarkues, për shkak se Anonymous është grup hakerësh
dhe nuk mund të ju besohet deri në atë masë, dhe se është rrezik për
sigurinë. Një arsye e largimit është edhe se zhvilluesi i sistemit
operativ nuk ka publikuar kodin burimor për shqyrtim nga ekspertët.
Megjithatë, ky nuk është fundi i Anonymous OS, sepse Sourceforge ka
përmendur se ata mund ta kthejnë përsëri në shkarkim, pas diskutimit të
mëtejshëm më adminin e projektit. Tani për tani Anonymous OS është
larguar nga faqja Sourceforge.net dhe ju nuk mund ta shkarkoni. Për më
të rejat nga Anonymous OS, vizioni faqen zyrtare të Anonymous-OS.
0 comments:
Post a Comment