Si te perdorni twitter ne mobil falas

Tani, të gjithë ata që kanë llogari aktive në Twittër, do të mund të dërgojnë dhe pranojnë cicërima (tweets), falas, përmes SMS-it, nga telefonia mobile IPKO.
Dërgimi dhe pranimi i cicërimave bëhet krejtësisht thjeshtë, vetëm duhet paraprakisht ta konfiguroni telefonin si dhe të filloni me postimin e cicërimave, përmes SMS-it në numrin 16161.
Konfigurimi i telefonit për Twitter SMS përmes www.twitter.com:

  1. Hyni në llogarinë tuaj Twitter
  2. Zgjidhni opcionin Settings – Mobile
  3. Zgjidhni shtetin Kosovë, operatorin IPKO
  4. Shkruani numrin tuaj dhe klikoni Start
Pasi t’i keni vendos të dhënat, shkruani një SMS me tekstin GO në numrin 16161. Twitter SMS tani duhet ta keni aktive.
Konfigurimi i Twitter SMS përmes telefonit:

  1. Dërgoni SMS me tekstin START në numrin 16161
  2. Twitter do t’ju kthejë një SMS, cilës duhet t’I përgjigjeni duke shkruar emrin tuaj të përdoruesit (username) në Twittër
  3. Pas ksaj, Twitter do të kërkoj nga ju që të dërgoni fjalëkalimin tuaj. Gjatë shkruarjes së fjalëkalimit tuaj, duhet t’i shkruani të gjitha karakteret, shkronjat e mëdhaja, të vogla, numrat, etj.
  4. Dërgoni fjalëkalimin dhe nëse e keni shkruar sakt, Twitter do të kërkoj nga ju përmes SMS-it që t’i përgjigjeni me tekstin OK në mënyrë që ta kryeni regjistrimin për Twitter SMS.
  5. Tani, Twitter SMS-in e keni aktive.