Norton Internet Security për Windows 8

Së fundi Microsoft lëshoi versionin testues për konsumatorë të sistemit operativ Windows 8. Microsoft tha që nuk ka nevojë që të instalohen viruset e palës së tretë në ndërtimin përfundimtar të sistemit operativ Windows 8 pasi që do të vijë me një antivirus të quajtur Windows Defender.
Si zakonisht, ai nuk do të përdoret asnjëherë si program primar për sigurinë e kompjuterit nga ndokush. Kështu që në betejën për ta bërë sistemin operativ Windows 8 si më të mirin për siguri, të gjitha ndërmarrjet kanë filluar që t’i ndërtojnë programet e veta të përshtatshme për Windows 8.
Prodhuesi mjaft i njohur, Symantec, ka lëshuar versionin e ri të platformës së vet për siguri në internet që do të funksionojë po ashtu edhe me Windows 8 Consumer Preview. Programi për momentin është në fazën testuese dhe mund të shkarkohet një version i përkohshëm për 60 ditë. Ky antivirus padyshim që ofron veçori më tepër se sa Windows Defender i ndërmarrjes Microsoft.
Ja disa veçori kyçe të Norton Internet Security 2012:

New Insight 2.0 – Kjo veçori iu tregon që të mos ndaloni së instaluari aplikacionin nëse ai mund të dëmtojë “shëndetin” dhe stabilitetin e kompjuterit tuaj.
Norton Safe Web për Facebook – Ai skanon të gjitha përditësimet në furnizuesin me lajme për të treguar për ndonjë shkarkim ose lidhje të rrezikshme për tek ndonjë uebfaqe e pasigurt dhe ju paralajmëron ju dhe shokëve tuaj në Facebook për to.
Control Center e përmirësuar – Ai tani ua mundëson që të zgjedhni në mes të një pamje të thjesht ose të hollësishme për t’u qasur në kontrollimet e programit dhe shërbimet e bazuara në ueb që ofron Norton.
Rregullimet për ruajtje të energjisë – Kjo e rrit jetëgjatësinë e llaptopi tuaj duke i ndalur të gjitha veprimtaritë kritike derisa në kompjuterin tuaj të mos futet kablloja e rrymës.
Veglat Norton Bootable Recovery – Kjo veçori e krijon një CD/DVD/USB për emergjencë që ua mundëson rikthimin e rregullimeve që i kishit pasur edhe nëse kompjuteri juaj personal është i infektuar dhe nuk ndizet.
Ky prodhues i produktit për siguri është duke i ftuar përdoruesit që ta testojnë Norton Internet Security në Windows 8. Nëse merrni ndonjë gabim bezdisës, atëherë ju mund të shkoni tek forumi për mbështetje ku skuadra e zhvillimit të këtij softueri do të dëshironte që të ju ndihmonte në çdo rast.
Klikoni këtu për ta shkarkuar Norton Internet Security për Windows 8 [versioni i përkohshëm 60 ditorë].