Aplikacioni më i mirë për rrjetin Twitter
në pajisjen iPad sërish është përditësuar, kësaj here për iPadin e
lëshuar në vitin 2012 me paraqitjen e vet të cilësisë Retina në HD. Ky
aplikacion ua mundëson përdoruesve të rrjetit Twitter që ta shohin
listën e cicëruesve në anën e djathë, një meny në anën e majtë dhe
rregullimet gjithandej.
Ky aplikacion nuk ua mundëson vetëm që të
punoni me shumë llogari në rrjetin Twitter nga një konzollë, por ai
tregon të gjithë përmbajtjen e ngjashme me cicërimën që e kanë bërë ata
të cilët i ndiqni të cilat mund t’i shihni në cilësinë HD të cilën gjë
kurrë s’mund ta keni parë më parë.
Arsyeja pse shumë njerëz e përdorin aplikacionin
Tweetbot për iPad dhe iPhone është jo vetëm për përdorim mjaft intuitiv
të rrjetit Twitter, por ai ka gjithashtu disa efekte mjaft të këndshme
zëri për gjitha veprimet tuaja thelbësore. Ekziston një tingull për çdo
klikim që e bëni.
Ky aplikacion ua mundëson qasjen e shpejtë në Timeline-n tuaj, në cicërimat në të cilat jeni përmendur, në porositë që keni marrë ose dërguar, cicërimat që i keni favorizuar dhe kërkimin – duke përdorur bibliotekën e cicërimeve në Twitter për të ju dërguar në gjërat e fundit të botës kurdo që dëshironi të dini për to. Ju do të jeni në gjendje që të punoni me listën e ndjekësve në Twiter, cicërimave të bëra nga njerëzit e tjerë dhe ju mund t’i heshtni njerëzit që të mos paraqiten në pjesën kryesore. Ky aplikacion kushton 2.99 dollarë në iTunes App Store për iPad ose iPhone.
0 comments:
Post a Comment