Huawei Ascend D Quad ishte njëri prej telefonave në mbresëlënës të
prezantuar në MWC 2012, dhe në ndërkohë nuk u tregua asnjë datë e
lansimit të tij për shitje. Sipas një faqeje kineze, Huawei po
planifikon të filloj prodhimin masiv të Ascend D Quad në muajin Qershor,
ndërsa lansimi i tij për shitje do bëhet në muajin Korrik.
Huawei Ascend D Quad përmban një ekran 4.5″ IPS HD (1280 x 720), një
procesor Tegra 1.5 GHz 3 quad-core ose Huawei 1.2 GHz quad-core
procesor, 8 megapiksell kamerë, 1.3 megapiksell kamerë ballore, 1GB RAM
memorie, 8GB magazinë të brendshme, kartë microSD, Bluetooth 3.0, WiFi,
HSPA + dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
0 comments:
Post a Comment