Drejtori i ri i Apple, Tim Cook do të mbajë një ngjarje të madhe
para mediave më 4 tetor të këtij viti, në të cilën ai do ta prezantojë
modelin e ri të telefonit të famshëm, iPhone 5, raporton DigiTimes duke
cituar burime të njohura mirë me këtë çështje.
Nëse është e
vërtetë, data e lansimit të gjeneratës së pestë të iPhone nga Apple do
të jetë në përputhje me valën e fundit të thashethemeve që pretendojnë
se iPhone 5 do të lansohet në fillim të tetorit.
Burimet e DigiTimes thonë se Cook do të kryesojë ngjarjen - me
ndihmën e drejtuesve tjerë kyç të kompanisë, si Phil Schiller, i cili
mori pjesë në ngjarje të tilla në të kaluarën – prezenca e së cilit do
t'i jepte rëndësi edhe më shumë kësaj ngjarje.
Cook duhet të bindë aksionarët, audiencën por edhe fansat e Apple në
të gjithë botën, që ai mund të marrë përsipër rolin e Steve Jobs.
0 comments:
Post a Comment