Pasi që rrjeti shoqëror Path ishte zënë
duke kopjuar të dhënat personale nga pajisjet iPhone të njerëzve, CEO i
këtij rrjeti, Dave Morin, kërkoi falje për këtë gjë. Por përpara se të
vinte kërkesa për falje, Morin ishte raportuar që ishte dërguar në zyrën
e CEO-s së Apple, Tim Cook, dhe ishte “dënuar” për shkeljen e kryer.
Gabimi i Path ishte kritikuar nga vëzhguesit e
industrisë dhe drejtoi në zbulimin e shumë aplikacioneve që po e bënin
të njëjtën gjë të cilën ishte zënë edhe Path duke e bërë. Përpara se të
shpërthente Path, aplikacionet e popullarizuara si Facebook, Twitter,
Instagra, Foursquare, Foodspotting dhe Yelp ishin gjithashtu duke
dërguar të dhëna private në serverët e tyre, shumica e të cilave po
bëhej pa e marrë pëlqimin së pari nga përdoruesi. Por pasi që Path ishte
i pari, do të mbahet në mend më së miri për këtë aksident.
Rrëfimi për Morin dhe Cook vjen nga BussinessWeek,
që ishte shkruar rreth përpjekjes së Apple për të kontrolluar 600,000+
aplikacionet në dyqanin App Store. Burime anonime i treguan Business
Weeks që Morin “ishte tërhequr tek autoritetet e APple për t’u dënuar
nga Kryeshefi Ekzekutiv Tim Cook dhe ekzekutivët e tjerë.”
Apple njihet për kontrollin që e kryen në produktet
e veta dhe me siguri që anëtarët e ndërmarrjes ishin zemëruar me të
marrë vesh që Path (dhe shumë aplikacione të tjera) ishin duke i thyer
Rregullat e Shërbimit.
Path ishte lejuar që ta mbajë aplikacionin e vet në
App Store pas krijimit të një shtytjeje që e bën një përdorues të japë
leje për t’i përdorur të dhënat personale. Ai së fundi lëshoi versionin
2.1 të aplikacionit të vet, që e afron aplikacionin në posedimin e një
API-je të hapur.
0 comments:
Post a Comment