Ju mund ta kurseni rreth 700 dollarë për
ta shkarkuar për momentin softuerin Adobe Photoshop, pasi që ky softuer
për momentin është pa pagesë.
Adobe është duke e vendosur Photoshop CS6
në fazën testuese. Çdokush që regjistrohet për do të marrë një version
me të gjitha veçoritë të softuerit që do të vijnë për t’u përdorur pasi
që ai është duke u rregulluar për lëshimin përfundimtar.
Kur versioni përfundimtar të lëshohet, versioni
beta nuk do të punojë më dhe ju duhet të paguani softuerin të cilën gjë
Adobe e sheh si të domosdoshme.
Pse e domosdoshme? Sipas llogaritjeve nga Adobe,
62% e veçorive janë të reja që e bëjnë këtë version si të ndryshuar me
përmirësim të veçorive ekzistuese.
Disa nga ato janë kryesisht të vogla dhe disa janë
të mëdha, ndryshimet prapa-skenave si një makinë e re e grafikave që do
ta bëjë Photoshopin të funksionojë më shpejt. Shumë gjëra do të kenë
rëndësi më së shumti për përdoruesit profesionistë, e ky është një
program profesional (Photoshop Elements për ndonjë përdorues, që mund të
gjenden online për rreth 80 dollarë).
Janë disa veçori të reja që do të mund të iu lejnë përshtypje si përdoruesve amatorë ashtu edhe atyre profesionalë.
Disa nga shtesat janë rregullimet e përmirësuara
automatike. Sistemi tani e krahason histogramin (diagramin që paraqet
shpeshtësinë e përdorimit të veçorive) në top kapjet fotografike nga
shkollat fotografike për përmirësime të nuancave.
Ekziston përmirësimin edhe të Content Aware Fill,
që ua mundëson largimin e pjesëve nga një fotografi dhe pastaj
automatikisht e mbush atë pjesë të hequr duke u bazuar në prapavijë. Por
nganjëherë programi kërkonte një hapësirë të madhe për mbushje dhe në
vend të kësaj mund të bëjë mbushjen e asaj pjese të hequr me “qiell”.
Një vegël e re, e quajtur Content Aware Patch, ua mundëson përzgjedhjen e
pjesës së fotografisë të përdorur për mbushje.
Ekziston edhe një vegël e re e quajtur Content
Aware Move, që mundëson zhvendosjen e pjesëve të një fotografie dhe
automatikisht e vendos atë brenda.
0 comments:
Post a Comment