Select Search, një shtojcë për shfletuesin
Chrome, iu ofron opsione të shpjeta për kërkim në makinat e famshme dhe
mund të ju kursejë mjaft shumë kohë kur duhet që të kërkoni për të
njëjtin term në shumë uebfaqe. Me të, ju mund të kërkoni në Google,
Wikipedia, Twitter me vetëm një apo dy klikime.
Për më tepër, ju mund të shtoni edhe makina të tjera të
kërkimit në menynë që paraqitet dhe shumë shpejt të kërkoni në Google
Images ose YouTube për tekstin përzgjedhur. E tëra ajo çfarë duhet të
bëni është që të zgjidhni tekstin në një uebfaqe dhe një meny e vogël do
të paraqitet me mundësitë për kërkim në Wikipedia, Google, Twitter dhe
Google Image. Menyja e hapur është aktive gjithashtu edhe në fushat
tekstuale dhe është plotësisht e mundshme për t’u ndryshuar. Përdoruesit
mund të shtojnë makina të shumta të kërkimit tnë këtë meny, të
ndryshojnë numrin e kolonave, transparencën dhe më tepër tek Select
Search Options.
Derisa ju jeni duke e shfletuar uebin dhe hasni
ndonjë term për të cilin do të donit të kërkoni në Google, Wikipedia,
YouTube ose në shërbimet e tjera, thjesht theksojeni atë pjesë dhe një
meny me shumë makina të kërkimit do të paraqitet. Përzgjidheni një
opsion nga menyja dhe rezultatet e kërkimit do të paraqitet menjëherë në
një tab të ri të shfletuesit.
Select Search Options ua mundëson që të plotësisht
ta ndryshoni shtojcën duke mundësuar shtimin e makinave të llojllojshme
të kërkimit si eBay, BinSearch, Facebook dhe më tepër. Për më tepër, ju
mund ta ndryshoni numrin e kolonave në meny, të ndryshoni transparencën
dhe kohën përpara se një meny të paraqitet. Derisa ju t’i bëni këtë
ndryshime, ju mund ta shikoni një vëzhgim të menysë në pjesën e poshtme
të faqes.
Kjo shtojcë mund të shkaktojë rritje të
produktivitetit dhe e shton përvojën tuaj të shfletimi të uebit. Shtojca
mund të instalohet nga ky link.

0 comments:
Post a Comment