Forumet e Apple për përkrahjen e shfrytëzuesve këtyre ditëve
janë të stërmbushur me ankesat në iPadin e ri. Në ankesat që pretendonin
tejnxehjen e pajisjes nga kompania u përgjigjen se çdo gjë është në
rregull, respektivisht “brenda specifikave termike”.
Por,
gjërat nuk përfunduan me kaq. Siç shkruan AppleInsider, pronarët e
tabletit të ri ankohen në problemet me sinjalin Wi-Fi. Në krahasim me
iPadin e gjeneratës së parë dhe të dytë, iPadi i ri sipas pohimeve nuk e
zë sinjalin aq mirë, e në disa raste madje as që e gjen rrjetin Wi-Fi.
Gjithashtu, një numër i caktuar i shfrytëzuesve tha se me iPhone dhe
MacBook Pro nuk kanë problem me sinjalin Wi-Fi, derisa në iPadin e ri
sinjali është dukshëm më i dobët (sinjali i plotë në indikator, në
krahasim me një vijë në iPad). Testet në faqen Speedtest.net tek një
numër i shfrytëzuesve treguan brez dyfish më të dobët në krahasim me
pajisjet tjera të Apple.
Probleme të ngjashme kishte edhe iPadi origjinal. Shfrytëzuesit ankoheshin në pranimin e dobët të sinjalit Wi-Fi, dhe në pamundësinë e kyçjes në rrjetë. Apple asokohe pati pranuar ekzistencën e këtyre problemeve, dhe pati publikuar një përditësim softuerik me të cilin ata ishin korrigjuar
0 comments:
Post a Comment