Sipas raporteve të publikuara,
Hewlett-Pacard është duke i kombinuar njësitë e veta për printim dhe për
kompjuterët personalë për të kursyer para.
Blogu për teknologji, AllThingsD, raportoi së
pari gjatë të martës këtë plan duke i cituar disa burime anonime. HP nuk
deshi të komentonte.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shitjet e
printerëve dhe ngjyrës, që më parë ishte “gjaku jetësor” për HP-në, janë
duke pësuar rënie të kërkesave dhe rritje të garës. HP është prodhuesi
numër 1 i kompjuterëve personalë në botë. Por shitjet e kompjuterëve
personalë janë duke pasur rënie të shitjeve, pasi që njerëzit tani janë
duke u përqendruar më tepër në tablet dhe smartphone.
Për dallim nga faktorët e jashtëm, Hewlett-Packard
ballafaqohet gjithashtu me probleme të brendshme, për të cilat CEO i
kësaj ndërmarrjeje, Meg Whitman, tregoi në një konferencë gjatë muajit
shkurt.
“Ne nuk i bëmë investimet që duhej t’i bënim gjatë
viteve të kaluara për të përpara pritjeve të konsumatorëve dhe trendeve
të tregut,2 tregoi ajo për analistët pas raporteve që tregonin se HP ka
pasur përfitime më të ulëta. “Si rezultat, ne shohim ulje të të
ardhurave dhe përfitimeve sot.”
Whitman u bë CEO i HP-së në muajin shtator, duke e
zëvendësuar Leo Apotheker, i cili punoi për 11 muaj përpara se ai të
rrëzohej. Whitman është shefi i tretë ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje në
më pak se tre vite.
0 comments:
Post a Comment