Windows 8 Consumer Preview është emërtimi i versionit të
ardhshëm të sistemit operativ i cili do të mund të testohet publikisht
me 29 shkurt, kur edhe zyrtarisht për publikun do të jetë në dispozicion
versioni i ri i Windows 8: Consumer Preview.
Versioni i ri
testues i Windows 8 përndryshe nuk do të bart etiketën “beta”, por
gjithsesi ende do të jetë produkt i papërfunduar i cili shërben
kryesisht për testim. Në krahasim me Developer Preview, Windows 8
Consumer Preview bazohet sipas të gjitha gjasave në buildin 8220 ose
ndonjë më të ri dhe sjell disa ndryshime, prej të cilave më evidente do
të jetë mungesa e butonit Start. Edhe pse aty nuk do të jetë butoni
Start, funksionaliteti ende do të jetë në dispozicion me shtypjen e
tastit Win në tastierë ose me lëvizjen e miut në skajin e poshtëm të
majtë të ekranit.
Përveç largimit të butonit Start, arrin edhe seti i ri
i ikonave, seti i ri i prapavijave për faqen fillestare Metro,
shkurtesat e reja të Charm barit, propozimi i ri për menynë Apps,
radhitja e re e Ribbonit dhe tastiera e re për pajisjet touch, por edhe
shitorja në të cilën në të ardhmen do të blihen aplikacionet Metro.
Krahas ndryshimeve të përmendura, pritet qëndrueshmëria më e madhe e
sistemit dhe më pak probleme dhe bug të cilët janë hasur në versionin
Developer Preview dhe në përgjithësi një përvojë më komplete dhe më e
këndshme, më afër asaj që mund të pritet në versionin final. Windows 8
është një version shumë i rëndësishëm për Microsoft dhe pritet të jenë
themel i platformës moderne Metro, filozofisë së dizajnit dhe ndërfaqes
për shfrytëzues që do të unifikoj tërë ekosistemin, telefonat e mençur,
tabletët dhe kompjuterët klasik.

0 comments:
Post a Comment