Sot gjatë ditës është thënë se Apple është duke u përgatitur të
lëshojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 5.1, të cilin
thuhet se do ta prezantojë më 9 mars, ndërsa bashkë me përditësimin e ri
të softuerit të Apple pritet të prezantohet edhe gjenerata e tretë e
tabletit të kompanisë, iPad 3.
Sipas, All Things Digital,
iPad 3 do të paralajmërohet nga Apple në një ngjarje ekskluzive e cila
do të mbahet në javën e parë të muajit mars, ndërsa shitja e pajisjes
pritet të ndodhë në javë më pas.
All Things D gjithashtu pohon se pajisja më e re e Apple do të vijë me rezolucion më të madh
prej 2048 x 1536 pikselëve, ndërsa detajet tjera nuk janë dhënë.
prej 2048 x 1536 pikselëve, ndërsa detajet tjera nuk janë dhënë.


0 comments:
Post a Comment