Që kur Steve Ballmer e bëri një lajmërim
befasues në CES 2011, ka pasur mjaft shumë spekulime për atë se si
Microsoft do ta sjellë Windows në arkitekturën ARM. A do të jetë një
vijë tërësisht e ndarë? A do të jetë i përshtatshëm për aplikacionet e
vjetra? A do të jetë më i lirë?
Shumë nga këto pyetje janë përgjigjur në një postim të gjatë teknik në blogun Building Windows 8
gjatë ditës së djeshme, ashtu siç shpjegon Steven Sinofsky se si e
zhvilluan (në fakt e rizhvilluan) Windowsin në ARM, ose WOA (Windows on
ARM) dhe pse ata i bënë pikërisht ato zgjedhje.
Ja disa nga përgjigjiet për ata që nuk duan ta
lexojnë tërë postimin e bërë në blogun e sipërpërmendur: WOA do të jetë
tërësisht i papërshtashëm për aplikacionet e bazuara në x86/x64; do të
përfshijë një desktop vetëm për aplikacionet për Office dhe menaxhim të
skedarëve; do të jetë i përqendruar në portativitet, jetëgjatësinë e
baterisë dhe “cilësi të integruar”, nga e cila nënkuptohet që të gjitha
gjërat që mund të ju nevojiten mund të përfshihen. Në atë shënim thuhet
që Windows 8 nuk do të mund të blihet ndaras si softuer; ai do të jetë i
gatshëm vetëm i instaluar në pajisjet.
Procesi i bartjes së Windows në ARM nuk ishte një
proces i shkurtër dhe as i lehtë. Për këtë është bërë punë vite me
radhë; sa për të treguar se sa moti ka nisur ky proces, në kohën kur ka
filluar ky proces nuk kishte një gjë si tablet i bazuar në ARM. Ata
duhej që ta provonin sistemin operativ në telefonat ARM si ai i cili
duket më poshtë.


0 comments:
Post a Comment