Canalys, një kompani hulumtuese publikoi një raport në të cilën
thuhet se numri i shitjeve të telefonave të zgjuar është më i madh se
numri i atyre për kompjuterët personal.
Sipas Canalys, në vitin 2011 ishin porositur 488 milionë telefona të
zgjuar, përderisa numri i kompjuterëve personale ishte 415 milionë.
Interesante në këtë raport është ajo që kjo kompani hulumtuese ka futur
tek numri i kompjuterëve personal edhe numrin e atyre të tablet
kompjuterëve.
Numri i telefonave të zgjuar në vitin 2011 është rritur për 62,6 përqind përdallim nga viti i kaluar(2010).
Apple me 93 milionë telefona të zgjuar iPhone është prodhuesi kryesor
i telefonave të zgjuar. Android prodhuesit së bashku të gjith kanë
shitur 238 milionë telefona të zgjuar vetëm në vitin 2011, ose 48,8
përqind nga i gjith tregu. Apple në vitin 2011 ka poseduar 19,1 përqind
nga tregu, përderisa në vendin e tretë ndodhej Symbian me 16,4 përqind
ose 80,1 milionë telefona të zgjuar të shitur.
Kur bëhet fjalë për kompjuterët personal, shitjet e tyre në vitin
2011 janë rritur për 14,8 përqind krahasuar me vitin 2010, por kjo nuk
është asgjë nëse marrim parasysh numrin e tabletëve në vitin 2011 ku
është rritur prej 237,2 përqind.
Në viitin 2011 janë shitur 209,6 milionë laptop kompjuterë dhe 112,4 milionë dekstop kompjuterë.


0 comments:
Post a Comment