Shfletuesi Google Chrome për Android, i cili është në versionin beta,
zëvëndëson shfletuesit ekzistues në sistemin operativ Android.
Megjithatë, Chrome është në dispozicion vetëm për telefonat që drejtohen
nga versioni i Android Ice Cream Sandwich.
Në një blog, Sundar Pichai, president i lartë i Google për Chrome dhe
aplikacione, shkroi: “Ashtu si versioni për Desktop, Chrome Beta për
Android është përqendruar në shpejtësi dhe thjeshtësi, por ajo
gjithashtu përmban opsionin për sinkronizim, që lu lejon të merrni nga
versioni i desktop historinë, fjalëkalimet, aplikacionet, të preferuarat
në telefonin tuaj.”


0 comments:
Post a Comment