Një nga aplikacionet më të popullarizuara për Android dhe iOS, Talking Tom, shënoi një rekord të ri, 100 milion shkarkime.
Aplikacioni
prapa të cilit qëndron ekipi nga sllovenia Outfit 7 është lansuar në
vitin 2010, e pasi që maçoku i lazdruar arriti sukses, arritën edhe
versionet tjera të aplikacionit.
Kështu deri tani ekzistojnë edhe qeni, bateria, roboti ose gjirafa që
do të përsërisin atë që ju thuani, e të gjithë ata së bashku janë
shkarkuar mbi 300 milion herë.
Appolicious transmeton deklaratën e kompanisë, se Talking Friends
tani janë në dispozicion në më se 120 vende të botës, e dhe se kjo është
“zbavitja mobile me rritjen më të shpejtë”.
Se çfarë miq ekzistojnë, si dhe lidhjet deri tek aplikacionet e tyre për platformën e cila ju intereson mund ti gjeni në ueb faqen zyrtare.

0 comments:
Post a Comment