Derisa raportet fillestare treguan që do
të lëshohet më 22 shkurt, Barnes & Noble gjatë ditës së djeshme e
kanë bërë lëshimin e tabletit të ri 8GB Nook. Ashtu siç është pritur,
lloji i ri i Nook e ka një çmim për të përkuar me mundësitë e zvogëluara
të memories dhe tani duke u shitur me çmimin prej 199 dollarë, që mund
të shkaktojë një nxehje të betejës në mes të tabletit Nook dhe Kindle
Fire.
BN qartësisht është duke provuar të kapë tregun
që Kindle Fire që kushton më lirë e ka pasur gjatë muajve të fundit,
por përpjekjet e tyre nuk janë pa ndonjë pasojë. Sa i përket zvogëlimit
të memories, tableti i ri Nook tani ka vetëm gjysmën e RAM-it të
versionit origjinal.
Me vetëm 512MB RAMblerësit do të mund të përfundonin me një pajisje që nuk është aq e thjeshtë sa origjinali.
Amazon së fundi lajmëroi rritjet e vit-për-vitshme
të shitjes së tabletit të vet Kindle dhe BN duhej të reagonte përpara se
tregu të cilin ata e krijuan me Nook Color origjinal të mbizotërohej
tërërisht nga Amazon. Për të përkrahur vendin e tyre çmimi i Nook Color
ka rënë në 169 dollarë, aq lirë sa konsumatorët mund të gjejnë një
tablet/eLexues hibrid që lehtësisht hakohet.
Amazon ende posedon hapësirën e poshtme të eReader
me Kindle e vet që mbështet reklamat prej 79 dollarëve, por prodhimi i
ndryshuar i BN tani ofron një konkurrencë të ashpër.

0 comments:
Post a Comment