Aksioni i quajtur "Operation Global Blackout" i hakerëve të
Anonymous ka ndërmend të bëjë prishjen e 13 DNS serverëve qendror në
botë, gjë e cila do të shkaktonte mungesë të internetit në mbarë globin.
Aktivistët
e internetit njoftuan se ky veprim i grupit është një shenjë proteste
kundër ligjeve për mbrojtjen e drejtave të autorit, Wall Street-it,
bankierëve dhe udhëheqësve të papërgjegjshëm botëror.
Për t’iu kundërvënë kësaj “padrejtësie” aktivistët e Anonymous kanë
thënë se do ta shuajnë internetin në tërësi më 31 mars, transmeton
Yahoo.
Hakerët e famshëm kanë thënë se nuk e kanë për qëllim ndërprerjen e
plotë të internetit, mirëpo ata do ta ndalin internetin përkohësisht, në
mënyrë që të godasin “aty ku dhemb më së shumti”. 

0 comments:
Post a Comment