Sipas një raporti nga The Daily platforma Microsoft Office mund të vijë edhe për iPad.
Blogu
gjatë ditës së sotme që burimet e veta thotë që një aplikacion i
Microsofit do të përfshijë programet e Office si Word, Excel dhe
PowerPoint dhe së shpejti do të përshihen në dyqanin e aplikacioneve
Apple App Store. Blogu së pari tregoi ekzistencën e një versioni për
iPad të platformës Microsoft Office në nëntorin e vitit të kaluar.
The Daily thotë që autorët e vet e kanë provuar
aplikacionin e ri. Ndërfaqja e përdoruesit është e ngjashme me atë të
aplikacionit të tanishëm OneNote. Ekziston një ngjashmëri me Metro, që
është dizajn i ri i ndërfaqes së përdorur në Windows Phone dhe sistemin
operativ për desktop, Windows 8, i cili pritet që së shpejti të
lëshohet.
Sipas The Daily, Word, Excel dhe PowerPoint do të
mbështeten dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë dhe
ndryshojnë dokumentet në vend të caktuar ose online. Por blogu tha që
është e paqartë nëse aplikacionet e tjera të Office do të mbështeten.

0 comments:
Post a Comment