Një shfrytëzues anonim i faqes “Redit”, i cili për vete
thotë se dikur ishte i punësuar në kompaninë “Zynga”, prodhuesin e
lojërave për rrjetat shoqërore, publikoi se lojtarët individual
shpenzonin para të mëdha në lojërat siç është “Mafia Wars”.
Sipas
fjalëve të tija, një shfrytëzues në këtë lojë, të cilën më së shpeshti e
luajnë shfrytëzuesit e Facebookut, shpenzoi hiq më pak se 100,000
dollarë.
Ky person, që thotë se ka punuar tetë muaj për “Zynga”, por që ka
dhënë dorëheqje para gjashtë muajve, shpalosi shumë informata të dorës
së parë për ish kompaninë e vet, por vëmendjen më të madhe e morën
shumat marramendëse të parave që kanë shpenzuar njerëzit.
Një shfrytëzues kështu ka shpenzuar 20,000 dollarë në “Frontier
Ville”, por rekordin patjetër se e ka vendosur lojtari që ka lënë
100,000 euro në “Mafia Wars”.
Kompania “Zynga” madje ka edhe emër të veçantë për njerëzit që shpenzojnë më shumë se 10,000 dollarë në lojëra: “Zynga Black”.


0 comments:
Post a Comment