D-Link filloi me paraqitjen e linjës së produkteve të cilët përmbajnë edhe funksionalitetet të cilat mundësojnë lidhjen “në re”.
Modelet
e kamerave të rrjetës nga D-Link, sikurse që është Wireless N Home
Network Camera me shënimin DCS-930L, DCS-932L dhe DCS-942L në mënyrë
automatike mund ti bashkëngjiten mydlink Cloudit. Përparësia më e madhe e
lidhjes në re është mundësia e lidhjes në pajisje pa marrë parasysh
lokacionin dhe pa pasur nevojë për konfigurimin e komplikuar.
Përveç kamerave të rrjetës përditësimin për përkrahjen e lidhjes në
re e kanë marrë edhe ruterët dhe pajisjet tjera për incizimin në rrjetë.
Kështu Cloud Router DIR-605L i D-Linkut duke iu falënderuar
teknologjive të bazuara në re ua mundëson shfrytëzuesve mbikëqyrjen dhe
menaxhimin e rrjetës nga lokacioni i largët me ndihmën e pajisjeve
mobile. Pajisja Network Video Recorder DRN-322L mundëson realizimin
automatik të qasjes së shpejtë dhe të thjeshtë në fajlla dhe në
përmbajtjet multimediale, me ndihmën e menaxhimit të përmirësuar nga
largësia.

0 comments:
Post a Comment