Microsoft është duke e bërë të qartë se
kush është shënjestra për Windows 8 me një vëzhgim për konsumatorë të
sistemit operativ të planifikuar për të dalë më 29 shkurt. Por a do të
fillojnë bizneset ta përdorin këtë sistem të ri operativ?
Gjatë kësaj jave, pas mujave të thashethemeve dhe copëzave të
informacioneve të treguara, publiku më në fund do ta shohë – dhe
shkarkojë – versionin e fundit të Windows 8.
Të mërkurën, në një ngjarje që përputhet me
Kongresin Botëror për Celularë që do të mbahet në Barcelonë të Spanjës,
Microsoft planifikon të lëshojë versionin që vetë e quan “vëzhgim për
konsumatorë” të Windows 8.
Vetë emri është mjaft domethënës. Për diçka ky
version dallon nga versioni i mëhershëm testues – i quajtur “shikimi
paraprak nga zhvilluesit” që doli në konferencën Build të Microsoft në
muajin shtator.
Më e rëndësishmja, tani ky version i ri do të ketë
si cak konsumatorët. Por a do të jetë edhe për binzeset si cak që e
mbajnë ndërmarrjen Microsoft mjaft të fuqishme?
Nuk ka dyshim që Microsoft ka nevojë për të bërë
një shtytje para në hapësirën e kokës së konsumatorëve. Me përjashtime
të theksuara të konzollës së vet për lojëra, Xbox, dhe sensorit të
lëvizjes, Kinect, Microsoft nuk ka dalë aq mirë në mesin e
konsumatorëve. Windows Phone është duke çaluar sa i përket forcës
tërheqëse ndaj konsumatorëve dhe ndërmarrja është mjaft prapa tabletëve.
Windows 8 – i dizajnuar nga pjesa e poshtme deri
tek tabletët të ndjeshëm në prekje dhe desktopët me mi dhe tastierë dhe
llaptopët – ka për qëlllim të kapë më shumë treg të konsumatorëve,
veçanërisht tregun e tabletëve.
Por çfarë mund të thuhet për bizneset, të cilat
kanë qenë aq të rëndësishme që shërbimet dhe prodhimet e Microsoft të
jenë të pranishme aq gjerësisht në treg, duke i ndihmuar ndërmarrjes në
mbërritjen e rekordeve megjithëse ishte ekonomia në rënie? A do të
kalojnë ato në Windows 8? Çfarë ka për to në këtë sistem? Dhe nëse nuk
kalojnë, a nuk tingëllon pak kjo si një problem i madh për Microsoft?
Ndërmarrja hulumtuese IDC bëri një parashikim gjatë
fundit të vitit të kaluar për përdorimin e Windows 8 në kompjuterët
personalë. IDC parashikoi që “Windows 8 do të jetë mjaft i parëndësishëm
për përdoruesit e PC-ve, dhe ne presim që me të madhe të mos ketë
veprimtari përditësuese nga Windows 7 në Windows 8 në atë formë të
faktorit.”
Parashikimet e tjera të analistëve nuk ishin aq të
tmerrshme për Microsoft. Por sipas tyre, bizneset me siguri që do të
kenë një qëndrim prit-dhe-shiko me Windows 8, ose edhe madje nëse nuk
kalojnë në këtë sistem, kjo nuk duhet t’i dhemb edhe aq shumë
ndërmarrjes Microsoft.
Michael Silver, i cili është analist nga ndërmarrja
hulumtuese Gartner, thotë që ai nuk mendon se bizneset do të fillojnë
me të madhe ta përdorin Windows 8.
Çështja kryesore është lodhja për migrim,” thotë
ai. Bizneset sapo kanë “shpenzuar disa vite duke provuar që ta vendosin
Windows 7.”
Nëse organizatat vendosin që ta provojnë sistemin
Windows 8, ato këtë mund ta bëjnë edhe në tabletë, thotë Silver. “Ne nuk
i shohim ato duke kaluar në Windows 8 në çdo desktop dhe notebook.”

0 comments:
Post a Comment