Kohëve të fundit janë shpërndarë edhe disa thashethme të reja për
iPad 3, kësaj here janë shpalosur edhe 6 karakteriska të reja, të cilat
nuk dihet a janë të sakta.
8″ iPad
Karakteriska e parë është se Apple mund të lëshojë iPad 3 me ekran
8″. Edhe pse kjo ende nuk dihet, dhe nuk dihet a t’i besohet këtij
informacioni apo jo, neve na mbetet të presim. Shumë foto e informacione
rreth iPad 3 janë postuar, por asnjëri prej tyre mund të mos jetë i
vërtetë.
Retina Display
iFixit mori përgjegjësinë në duart e veta, duke pohuar se iPad 3 do
ketë Retina Display. Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar me shumë
detaje.
Quad-core Apple A6 procesor
Thashethemet e para treguan se iPad 3 do ketë një çip A5, ndërsa tani
thuhet se do ta ketë A6. Ne do ta kuptojmë këtë me 7 Mars, por çfarë do
bëjmë nëse edhe ky lajm është gënjeshtër.
4G LTE radio për Verizon dhe AT&T
Kjo do ketë shumë kuptim për Apple, pasi që ka mjaft borde ku mund ta
lë rrjetin e iPad 3. Diçka për rrjetet ka zbuluar edhe iFixit.
Kamerë me të mirë, para dhe pas
Ne kemi parë nëpër fotografitë e postuara në internet një kamerë në
të pasmen e iPad 3, dhe thuhet se kamerat para dhe pas do të jenë
super-kamera.
Dock Connector të ri
Ne e dimë se dock connector-i është pjesë mjaft e konsiderueshme në
një pajisje të Apple. Tani ka thashetheme se Apple do të prodhoj një
dock connector të vogël për pajisjet e veta.


0 comments:
Post a Comment