Lulëzimit të cilin e patën lojërat në Facebook, sipas një raporti nga IHS Screen, i është afruar fundi.
IHS Screen Digest ka vendosur një fakt që do të
marrë shumë vëmendje, i cili ka të bëjë me atë që lojërat si ato të
krijuara nga Zynga kanë drejtuar një rritje të rrjetit shoqëror. IHS
Screen Digest thotë që numri i përgjithshëm i përdoruesve është duke
ngecur, pengesat për hyrje janë duke u rritur, sfidat janë duke u rritur
dhe ndërmarrjet janë duke e rritur luftën e tyre për përqendrimin e
vëmendjes së konsumatorëve kundër veprimtarive të tjera në rrjetet
shoqërore.
Derisa numri i lojtarëve në rrjetin Facebook pati
një rritje në vitin 2009 dhe 2010, numri u rrit mjaft pak gjatë vitit
2011. Në vitin 2010, rreth 50% e përdoruesve të këtij rrjeti ishin
lojtarë, por kjo përqindje ra në vetëm 25% gjatë vitit në 2011.
Vlerësimi është një kundërshtim të njërit të ofruar nga Michael Pachter
nga Wedbush Securities, i cili thotë që lojërat shoqërore nuk janë një
flluskë.
Përdoruesit aktivë të lojërave të gjigantit Zynga
gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar ranë në 225 milionë, nga 266
milionë sa ishin në fund të çerekut të tretë. (Numrat e vet Zyngas kanë
pasur një rritje, nga 230 milionë në çerekun e tretë në 240 milionë në
çerekun e katërt, IHS thotë që ka bërë një numërim sipas një rruge
tjetër).
Sipas përfundimit të nxjerrë nga IHS Screen Digest,
lojtarët në rrjetin Facebook janë duke u zvogëluar. Pajisjet smartphone
dhe tabletë janë alternativa mjaft të përdorshme për të luajtur.
Ndërmarrjet e lojërave duhet ta marrin parasysh zgjerimin në Azi, por ai
treg tashmë është i mbushur me sfidues të ngulitur si Nexon.

0 comments:
Post a Comment