Arangel Angov në FLOSSTalk: “Hacker Space”

Shoqata për reklamim të softuerit të lirë dhe të hapur FLOSSK, në kuadër të FLOSSTalk-ut të tyre të tretë me radhë, gjatë kësaj të shtune, më datën 11 shkurt në zyret e Unicef Innovations Lab, Gjatë kësaj ligjërate do të flitet për Hapësirat e Hakerëve, apo në gjuhën angleze “Hacker Spaces”, të njohura ndryshe si HackLabs, të cilat paraqesin hapësira të lira në të cilat vende njerëzit e interesuar në punë të përbashkëta mundohen që të shpalosin përvojën dhe dijen të cilën e mbajnë mbi shpatulla me të tjerët dhe shkëmbejnë bashkarisht gjëra interesante në lidhje me teknologjinë.
Ligjërues do të jetë Arangel Angov, i cili është njëri nga themeluesit e Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur në Maqedoni dhe njëherit, ai e ka bërë formimin e një Hapësire të Hakerëve në Shkup të quajtur “KIKA”. Ai ka qenë i përfshirë në komunitetin për reklamim të Softuerit të Lirë dhe të Hapur gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai gjithashtu gjatë tetë viteve ka punuar gjithashtu si administrator i sistemeve GNU/Linux. Me pak fjalë, ai ka përvojë të mjaftueshme dhe dituri, për të cilat mund të ja vlejë vijimi i kësaj ligjërate edhe në këto temperatura të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë.

“Unë do të përpiqem që të jap një pamje të thellë e asaj që po ndodh në Hacklabin KIKA në Shkup, si filloi ai, si arrijmë ta mirëmbajmë dhe çfarë saktësisht është e nevojshme për t’u rregulluar dhe bërë për të funksionuar një hapësirë e hakerëve në qytetin tuaj,” thotë Arangel për FLOSSK.
Për ta ditur se ku do të mbahet kjo ngjarje, mund ta shikoni videon e mëposhtme, ndërsa vijimin ose movijimin tuaj të kësaj ligjërate mund ta tregoni në ngjarjen e krijuar në Facebook enkas për këtë ligjëratë.