Një kurs online në elektronikë,
“prototipi” për kurset në të ardhmen është duke u ofruar në
planprogramin online të MIT. Ky kurs është hapur për regjistrim dhe do
të fillojë në muajin mars.
Kursi i parë MITx, 6.002x – Qarqet dhe Elektronika fillon më 5
mars dhe do të vazhdojë deri më 8 qershor. Ai do të mbahet nga Anant
Agarwal, i cili është drejtor i Laboratorit të Shkencave Kompjuterike
dhe Inteligjencës Artificiale të MIT-së (CSAIL), me Gerald Susman, i
cili është profesor i Inxhinierisë Elektrike dhe shkencëtari hulumtues i
CSAIL, Piotr Mitros. Ky kurs është duke u përgatitur për të qenë si
kursi i parë në inxhinieri elektrike të studentëve (EE), ose
planprogramit të inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike
(EECS).
Përveç përmbajtjes së rëndësishme të këtij kursi,
ai do të shërbejë si një prototip provues për MITx, që është nisma e re
për mësim online nga Instituti Massachusetts për Teknologji që ofron
ligjërata pa pagesë për studentët nga e mbarë bota.
Një dallim në mes të kësaj paraqitjeje të kursit
dhe të atyre në të ardhmen është që ju nuk do të ngarkoheni për
certifikim të mbarimit. Derisa kurset gjatë të ardhmes do të jenë falas,
do të jetë edhe një tarifë për certifikim. Këto gjëra i qartëson
lajmërimi nga MITx:
Nëse ju me sukses e keni mbaruar kursin, ju do
të merrni një certifikatë elektronike të arritjes nga MITx. Kjo
certifikatë do të tregojë që ju e keni marrë atë nga kursi pilot i MITx.
Në këtë version prototipi, MITx nuk do të ju kërkojë që të testoheni në
një qendër të testimit ose ndryshe do të ketë identitetin tuaj të
certifikuar në mënyrë që të merret kjo certifikatë.
Ju duhet të prisni që t’i kaloni përafërsisht 10
orë gjatë javës në këtë kurs. Për më shumë informata për përmbajtjen e
kursit, librat që nevojiten për të mësuar mund të klikoni këtu për të shkuar tek faqja e kursit.

0 comments:
Post a Comment