Fotot e para nga pako e Microsoft Office 15 (Office per Windows 8)

Microsoft prezentoi se si do të duket gjenerata e re e Office pakos dhe aplikacioneve të cilat ajo përmban. Dizajni i Office 15 është inspiruar nga dizajni i Metro-s i cili tashmë është në dispozicion për sistemin operativ Windows Phone 7. Ky dizajn do të mbizotërojë edhe në Windows 8.
Si pjesë e Office 15 ishin prezentuar verzionet beta të Word, Exel, PowerPoint dhe OneNote. Aplikacionet nga pako e Office 15 janë krijuar në atë mënyrë që do të mund të përdoren me prekje dhe me më pak energji. Office 15 do të mbështetet edhe nga paisjet e ARM-s të cilët do të punojnë në Windows 8, si dhe në paisjet x86/64. Per me shume shikoni fotot dhe videon me poshte!


Për më shum informacione për Windows 8 mund të shikoni tek faqja zyrtare Building Windows blog e Microsoft. Në vazhdim keni dhe një video se si Windows 8 do të duket në ARM paisjet.