Mozilla me faqen e tabit të ri në Firefox 13

Mozilla është duke e marrë parasysh një faqe të re kur hapet tabi i ri që do të zëvendësonte faqen e tanishme të zbrazët si shfletuesit e tjerë që paraqesin një sërë fotografish të uebfaqeve që janë vizituar më së shumti dhe janë vizituar së fundi nga ai përdorues.
Nëse do të doni ta shihni një faqe të re ju duhet të shkarkoni versionin ndërtimin e kanalit Aurora të Firefox. Faqja e tabit të ri do të lëshohet vetvetiu në Aurora deri më 16 shkurt për qëllime testuese. Pas kësaj, veçoria do të fshihet derisa të kryhet edhe më tepër punë. Shkoni tek blogu i Tim Taubert, i cili është inxhinier në Firefox, për hollësi se si të rimundësohet kjo e faqe e tabit të ri nëse nuk dëshironi të pritni derisa të vijë data e caktuar për lëshim të përgjithshëm.
Faqja e tabit të ri duket ngjashëm në atë që mund ta shihni në shfletuesit Chrome dhe Opera. Ideja kryesore është që të ofrohet një rrugë e shpejtë për t’u qasur në faqet që ju i vizitoni më shpesh. Në shfletuesin Firefox ju do t’i shihni këto fotografi të paraqitura 3 nga 3.
Qëllimet e faqes së tabit të ri nga Firefox është që bëhet sigurimi që faqja ngarkohet në çast, që nuk bën shkëputje dhe që nuk kërkon aspak konfigurim.