Microsoft paralajmëroi se technical preview i Office-it të ri, e
më vonë edhe beta publike, të cilët për momentin bartin emërtimin 15,
do të paraqiten gjatë verës së këtij viti.Office kështu së
pari do ti shpërndahet vetëm një numri të njerëzve për testimin e
preview-it, derisa beten publike do të kemi mundësi ta testojmë të
gjithë. Detajet tjera nuk janë bërë të ditur, përveç faktit se në blogun
e Microsoftit ishte shkruar se ky është versioni i ri më ambicioz i
Office-it dhe se për herë të parë në histori të Office-it njëkohësisht
do të bëhet përditësimi i shërbimeve të Microsoftit në re, serverëve dhe
aplikacioneve mobile si dhe atyre për desktop: Office, Office 365,
Exchange, SharePoint, Lync, Project dhe Visio.


0 comments:
Post a Comment