Ata të cilët kanë provuar versionin Developer Preview të
sistemit të ri Windows qysh tani kanë parë ndryshimet të cilat do të
marr ndërfaqja klasike desktop, e më së shumti Exploreri dhe elementet e
menaxhimit me fajlla. Edhe pse ndryshimet nuk janë ndonjë revolucion,
përparimi është definitiv dhe gjithsesi do të avancoj përvojën
shfrytëzuese.
Kopjimi i disa grupeve të fajllave në momentet
e ndryshme, nuk do të paraqitet më me dritaret e ndryshme të vogla të
cilat ata që kanë më shumë hapësirë në desktop do ti humbnin në mes
dritaresh tjera, por do të ketë një dritare të vetme e cila në mënyrë më
të bukur do të shfaq informatat e duhura. Përveç që kopjimi duket më
bukur, më në fund edhe punon më mirë kështu që elementi i tretë i
dëmtuar nuk do të pengoj 973 fotografi që të barten në diskun e jashtëm,
por mesazhi për problemin do të paraqitet në fund të kopjimit, kur
kopjimi të përfundoj.
Ndonjëherë gabimisht nisin kopjimin e fajllave të
vjetër me emër të njëjtë ose të ngjashëm, gjë të cilën tashmë Windows 8
do të njoh dhe paraprakisht do të kontrolloj emrin, madhësinë dhe kohën e
modifikimit të fundit, për të verifikuar nëse bëhet fjalë për të
njëjtin fajl.
Aty janë edhe shumë imtësi të cilat janë shumë të rëndësishme, e të
gjitha këto do të mund ti testojmë porsa beta e këtij sistemi të jetë në
dispozicion në fund të muajit shkurt.



0 comments:
Post a Comment