Me Trust gjithmonë bateritë e mbushura

Trust lajmëron për lëshimin në shitje të Portable Battery Pack. Kjo bateri shërben si mbushës i pajisjeve mobile.
Battery Pack është në dispozicion në dy versione – për iPhone, respektivisht për pajisjet tjera smartphone. Me kapacitetin prej 2,200 mAh, prodhuesi pohon, se në tërësi mund të mbushet bateria e pajisjes portative. Dimensionet kompakte të pajisjeve mundësojnë portativitetin në xhep, dhe mbushjen e baterisë sa herë që ju nevojitet. Bateria në vet mbushësin mbushet përmes USB-s, qoftë me lidhjen në kompjuter, ose përmes USB mbushësit universal.
Çmimi i propozuar për shitje pa TVSH për tregun evropian është 21 dhe 25 euro për smartphone, respektivisht për versionin e mbushësit për iPhone.