Angry Birds më në fund ka ateruar në
Facebook, duke u bërë e mundshme për t’u luajtur në rrjetin më të madh
shoqëror me një numër të veçorive të veçanta dhe është lëshuar një ditë
para 14 shkurtit, kur edhe ishte planifikuar që të bëhej lëshimi zyrtar.
Kjo lojë e bazuar në Flash
del në Facebook me një përzgjedhje të opsioneve brenda lojës që e bëjnë
atë më të lehtë për lojtarët, duke ua mundësuar atyre që të mashtrojnë
dhe të tejkalojnë vështirësitë në nivele të ndryshme duke e lëkundur
ekranin e lojës ose duke e shënjestruar një derr.
Rovio i përshkruan “power-upsat”:
Power-ups janë të veçanta për Angry Birds në
Facebook. Atje janë 4 lloje të ndryshme të power-ups dhe ato mund të
qasen përgjatë një butoni ndriçues në pjesën e sipërme të ekranit. Ju
mund të përdorni dy power-ups për nivel. Katër power ups janë: Super
Seeds, King Sling, Sling Scope dhe Birdquake. Të gjithë power-ups kanë
një efekt të ndryshëm por në fund të fundi ju bën ju më garues kundër
shokëve tuaj duke i bërë zogjtë tuaj më të fuqishëm ose më të saktë ose
madje duke shkundur vetë tokën.
Super Seed “rrisin madhësinë e zogjve që janë në
llastik. Kjo drejtpërdrejt rrit sasinë e dëmeve që shkakton zogu. King
Sling rrit shpejtësinë e nisjes së të gjithë zogjve tuaj dhe
drejtpërdrejt rrit sasinë e dëmeve që të gjithë zogjtë e juaj dhe
ndryshon trajektoren e tyre të fluturimit.
Sling Scope “ua mundëson ju që të shihn një pjesë
të madhe të trajektores së zogut përpara lëshimit” dhe “ndikon tek të
gjithë zogjtë tuaj” dhe së fundi, Birdquake “shkund tokën në çdo nivel.
Përdoret më së miri për shkundjen e derrave buzë shkëmbit dhe duke i
shkatërruar ndërtesat për toke.”
Duke qenë në Facebook, kjo lojë ua mundëson
përdoruesve që të përzgjedhin nga një numër i vogël i shokëve dhe t’i
sfidojnë ata për t’i mposhtur me pikë brenda aplikacionit. Shokët munden
gjithashtu që të dhurojnë power-ups tek shokët e tyre përgjatë opsionit
Mystery Gift, që është e kufizuar për vetëm një shok gjatë ditës.

0 comments:
Post a Comment