CIA.gov është rrëzuar gjatë pasdites së të
premtes dhe kishte mbetur në këtë gjendje për mbi dy orë. A e ka
lëshuar Anonymous një sulm të ri në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës
së Shteteve të Bashkuara?
Shumë blogje ia kanë atribuuar
këtë rrëzim grupit të hakerëve Anonymous. Të heshtur sa i përket
çështjes, por sidoqoftë disa cicërima të bëra në Twitter nëpërmjet
llogarive @AnonOps dhe @AnonymousIRC treguan që përgjegjësinë për këto sulme e merr Anonymous. Nëpërmjet këtyre dy llogarive u postuan dy lidhje, një tek një artikull në IT World dhe një në Russia Today,
që të këta duke treguar për një sulm DDoS të dukshëm, të kryer duke e
mbingarkuar uebfaqen me trafik dhe duke e shtyrë faqen që të dalë
përkohësisht offline.
Gjatë të premtes së kaluar, më 3 shkurt, Anonymous
publikoi një thirrje të FBI-së dhe e ndërmori një fushatë të hakimit
duke shpartalluar uebfaqen e Departamentit Policor të Bostonit, duke
marrë të dhëna nga Departamenti Policor i Salt Lake City, publikoi
emaila që i përkisnin ndërmarrjes ligjore të Uashingtonit dhe e morën
përgjegjësinë për secilin sulm.

0 comments:
Post a Comment