Intel ka filluar me shpërndarjen e
platformës me kod të hapur LibreOffice përgjatë dyqanit online AppUp
Store dhe i është bashkuar bordit të Fondacionit The Document (TDF).
“Unë e kam përdorur LibreOffice nga dita e parë për
prezantimet në konferenca dhe për analiza të të dhënave,” tha Dawn
Foster, i cili është drejtuesi i komunitetit për burim të hapur në
Intel, në një deklaratë.
“Inxhinierët tanë kanë punuar me bazën e kodit të LibreOffice për ta
rregulluar atë për harduerët e Intel. Shtimi i tij në AppUp Center është
një shtojcë e qartë dhe do të ofrojë veçori ngazëllyese për të gjithë
përdoruesit e Ultrabook.”
Derisa LibreOffice tashmë e ka një mardhënie të rehatshme me shitësit e kodit të hapur si SUSE dhe Red Hat, kjo platformë ka çaluar tek numri më i madh i anëtarëve komercialë. Bashkangjitja me Intel, që formalisht paraqet njërin nga bashëpunëtorët më të afërt të ndërmarrjes Microsoft në botën e teknologjisë, është një goditje e fuqishme dhe anëtari i bordit TDF, Florian Effenberger tha që ai ishte “i tronditur” nga lajmet.

0 comments:
Post a Comment