Shërbimi online për ngarkim dhe
shpërndarje, Box, është duke ua mundësuar të gjithë përdoruesve të
sistemit operativ Android 50GB hapësirë falas. E tëra se çfarë duhet të
bëni është që të qaseni në aplikacionin e këtij shërbimi për Android, i
cili është përmirësuar dhe i janë shtuar disa veçori të reja. Kjo gjë
duhet të bëhet përpara mesnatës së 23 marsit.
Gjatë vitit të kaluar Box iu dhënë mundësinë
përdoruesve të sistemit operativ iOS për të marrë këtë hapësirë falas në
madhësi prej 50GB dhe tani është radha për përdoruesit e sistemit
Android. Ja udhëzimet nga blogu i Box në lidhje me përfitimin e kësaj
hapësire:
Kjo reklamë përfundon të premten, 23 mars, 2012 në
11:59pm PST, kështu që merrni 50GB tuaj falas në Box duke i ndjekur këta
hapa:
1. Vizitoni Android Marketplace dhe shkarkoni Box për Android.
2. Qasuni në llogarinë tuaj ose regjistrohuni për një të re drejtpërdrejt nga aplikacioni
3. Filloni shkëmbimin dhe bashkëpunimin në cloud
4. (Jo e detyrueshme por e këshilluar) Tregoni botës se si ju do t’i përdorni 50GB e juaj me etiketën #Box50GB
Kufizueshmëria e madhësisë së skedarëve që mund të
ngarkohen është 100MB. Hapësira juaj e përgjithshme prej 50GB mund të
qaset nga çdo lloj i pajisjes, pra jo vetëm nga ato që e kanë sistemin
operativ Android.
Risitë në përditësimin e paraqitur në aplikacionin
për Android përfshijnë llojin e ri të ngarkimit, shtimin e
bashkëpunëtorëve në follderë, lënien e komenteve në skedarë dhe gjuhë
shtesë.
Derisa Box nuk i sinkronizon skedarët tuaj, 50GB hapësirë mund të jenë mjaft të nevojshme.

0 comments:
Post a Comment