Derisa gjatë javës së ardhshme pritet që
të lëshohet ultrabooku XPS 13 i ndërmarrjes Dell, në këtë artikull mund
t’i shihni disa nga gjërat më karakteristike për të.
Është më i hollë se Macbook Air i cili është 13 inçë dhe
vetëm pak më i rëndë. Derisa madhësia e ekranit është e njëjtë me atë të
Macbook Air prej 13 inçëve, XPS 13 është më pak i gjerë dhe më pak i
thellë. Një ultrabook që është më i vogël se sa Macbook Air nuk është
lloji i prodhimitqë do të mund të pritnim nga Dell.
Meqë ra fjala për paraqitjen, rezolucioni i tij
është 1366x768, që është pak më i vogël se sa rezolucioni 1440x900 i
Air. Raporti i orientimeve (ang. aspect ratio) është 16:9 në vend të
16:10 sa është në prodhimin e Apple, kështu që është pak më i gjerë se
sa i shkurtër. Është mjaft i ndritshëm.

Sistemi i testuar nga kolegët tanë nga PC World në
Shtetet e Bashkuara është modeli i nivelit hyrës që kushton 999 dollarë,
që ka një procesor prej 1.6GHz Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Niveli
hyrës për Macbook Air kushton 300 dollarë më tepër dhe u ofron të
njëjtin RAM dhe SSD, por ka një procesor pak më të shpejtë prej 1.7GHz
Core i5. Dell ofron gjithashtu konfigurime me një SSD me 256GB për 1299
dollarë dhe me një SSD prej 256GB dhe Core i7 2637M për 1499 dollarë.

Funksionimi i këtij modeli hyrës është mjaft
energjik. Sistemi ndizet shpejt dhe “zgjohet nga gjumi” për vetëm pak
sekonda kur ju e hapni llaptopin. Aplikacionet lëshohen shpejt. Ky është
funksionimi që vjen nga një procesor i mirë Core i5 dhe SSD e shpejtë.
Tastiera është mjaft e mirë. Trackpadi është një
“clickpad2”i ri që klikon gjithkund në tërë sipërfaqen. Edhe afër pjesës
së sipërme të trackpadit ju e merrni një klikim që ua mundëson ta
merrni vesh që ju e keni klikuar atë.

0 comments:
Post a Comment