A keni parë fotografi të rregulluara me parë tek shokët tuaj që
posedojnë iPhone? Këto rregullime i bëjnë me anë të aplikacionit
Instagram, aplikacion ky i cili ofron cilësi të lartë për fotografitë
tuaja.
E pra, thuhet se Instagram do të debutoj tek platforma Android për ti
kënqur edhe përdoruesit e pajisjeve që drejtohen me Android.
Nuk ka asnjë aplikacion të Instagram në Android Market deri më tani,
por ne shpresojmë se do të arrijë shumë shpejtë. Ne duhet të jemi të
durueshëm, sepse më parë janë lëshuar raporte se kompania Instagram
është duke punuar në versionin e aplikacionit të tyre për plaformën
Android, kështu që ky aplikacion do të shfaqet eventualisht.


0 comments:
Post a Comment