Windows 8 do të mbështesë 109 gjuhë, edhe ne shqip

Për momentin, deri më tani sistemi Windows 7 i ka 95 gjuhë, ndërsa gjatë ditës së sotme Microsoft ka postuar në blogun që ka të bëjë në lidhje me sistemin e ri Windows 8 që ky sistem do të mbështesë 109 gjuhë, duke përfshirë 95 gjuhët që përfshihen në Windows 7 dhe 14 gjuhë të reja. 14 gjuhët e reja përfshijnë anglishten për Britani të Madhe.
13 pako të ndërfaqeve gjuhësore të gatshme në Windows 8 janë pungjabi (Pakistan), sindhi (Pakistan), kurdishtja qendrore (Irak), uigur (Republika e Kinës), bjellorusishtja (Bjellorusi), kinjaruanda (Rwanda), tigrinija (Etiopi) taxhikishtja (Taxhikistan), uolof (Senegal), kiçe (Guatemalë), galelishtja skoceze (Britani e Madhe), çeroke (Shtetet e Bashkuara), valenciane (Spanjë).
Më herët disa nga gjuhët për Windows 7 mund të merreshin përgjatë përditësimit me Windows, por Microsoft e ka ndarë tërësisht pjesën gjuhësore në Windows 8. Ju tani mund të zgjidhni gjuhën nga Language preferencës në Control Panel. Për të shtuar një gjuhë thjesht klikoni në lidhjen  “Add a language” gjë e cila do të sjellë një listë të gjuhëve.
Ja një listë e gjuhëve:

Përzgjedhni gjuhën nga lista ose ju mund ta kërkoni gjuhën e dëshiruar. Pasi e keni përzgjedhur gjuhën ajo do të paraqitet në faqen kryesore.
Gjuha do të paraqitet në listë por nuk do të shkarkohet. Për ta shkarkuar, vetëm klikoni në options dhe klikoni në opsionin për shkarkim dhe gjuha do të shkarkohet –
Pasi e keni shkarkuar, ju duhet ta bëni si gjuhë parësore që mund të bëhet thjesht duke klikuar në Make this the primary language.