Nvidia ende nuk ka paraqitur gjeneratën e re të kartelave
grafike me emër të koduar Kepler, dhe për shkak të kësaj do ta zgjas
jetëgjatësinë e modeleve ekzistues.
Kompania kundër çipave
GCN të AMD-së po mundohet të luftoj me modifikimin e gjeneratës aktuale
të kartelave GeForce, e modeli i ri që është në përgatitje e sipër do të
duhej të ishte përgjigja në kartelën e paraqitur Radeon HD 7770.
Bëhet fjalë për një kartelë nga familja GT 560, me shënim zyrtar
GeForce GTX 560 SE dhe të bazuar në versionin e dobësuar të çipit GF114.
Kartela do të ketë krejtësisht 288 bërthama CUDA (GTX 560 TI origjinal
ka 384 të tilla) dhe një gigabajt të memories GDDR5 të ndërlidhur me
GPU-në përmes mbledhësit 192-bitësh.
Taktet janë 776 MHz për GPU, 1,552 MHz për shaderë dhe 3,828 MHz
efektiv për memorien me brezin perj 92 GB/s – dukshëm pra më të ulët në
krahasim me GTX 560 Ti, më së shumti për shkak të mbledhëses më të
ngushtë të memories. Performancat pritet të jenë të ngjashme me GeForce
GTX 555 për tregun OEM dhe konkurrente me HD 7770 për çmimin e pritur të
shitjes prej 150 dollarë. Shitja nis gjatë javëve të ardhshme. 

0 comments:
Post a Comment