Chrome për Android nuk do ta ketë Flash
Player, që është softuer mjaft i popullarizuar që ndërmarrja Apple e ka
ndalur, ka pranuar Adobe gjatë javës së kaluar.
Ky veprim nuk ishte befasues: Gjatë nëntorit të
vitit të kaluar, Adobe lajmëroi që ishte duke braktisur zhvillimin e
Flash për shfletuesit e celularëve. Me fjalë të tjera, Google e ka
humbur barkën Flash për muaj të tërë.
“Adobe nuk është më duke zhvilluar Flash Player për
shfletuesit e celularëve, dhe kështu që Chrome për Android Beta nuk e
mbështet përmbajtjen për Flash,” tha Bill Howard, i cili është menaxher i
grupit prodhues në skuadrën Flash, në një blog të Adobe gjatë të
martës. Pjesa e shfletuesit për Android përfshihej me sistemin operativ që mbështet Flash, tha Howard. Adobe e shpjegoi vendimin e vet për të ndaluar
punën në Flash Player për shfletuesit e celularëve për shkak të nevojës
për ndërruar buimet, sidomos në përpjekjet e veta në HTML5, standardin
ende që po zhvillohet që me siguri që do të zëvendësojë funksionet e
shumta që Flash ka ofruar.


0 comments:
Post a Comment